Christian Pulisic është i lumtur te Milani. Kjo është ajo që ka thënë sulmuesi amerikan, në një intervistë të dhënë së fundmi.

A është ky klubi i jetës sime? Po, këtë gjë e them me 100% siguri. Ky klub më jep shumë besim dhe është kënaqësi të jem këtu çdo ditë.

Dua të vazhdoj të luaj këtu, duam të futemi në top katërshen dhe të kualifikohemi në Champions. Ne duhet të besojmë në këtë objektiv, të mbështesim ekipin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb