Është mbyllur protesta për ditën e sotme e banorëve të Krujës, Fushë Krujës, Thumanës, që kërkojnë hyrje-dalje në autostradë.
Gazetari Osman Stafa raporton për News24 se protestuesit kanë paralajmëruar se protesta e radhës do të jetë të premten në orën 18:00 në po të njëjtin vend.
“Protesta është drejt fundit. Protestuesit pasi shkuan drejt Lezhës, më pas u kthyen. Krijuan trafik në të dy anët e rrugës. Tentuan përsëri të bllokojnë rrugën, por nuk janë lejuar. Protestuesit thanë se protesta e radhës do jetë të premten në orën 18:00 në këtë pikë.
Përsëri do kërkojnë që shteti shqiptar të marrë në konsideratë kërkesën e tyre për hyrje-dalje në autostradë. Protestuesit brohoritën “Duam hyrje-dalje””, tha gazetari Stafa.
(BalkanWeb)