Reagimeve të shumta pas vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani  te shkolla “Fan Noli ” në kryeqytet ju është bashkuar edhe Elbasani  mbrëmjen e kësaj mesjave.

Një grup i vogël të rinjsh , prindërish , mësuesish dhe aktivistësh  të shoqërisë civile u mblodhën në orën 17.00 në Sheshin “Gensher”  në qendër të qytetit .Ata nëpërmjet  mesazheve  të tyre bënë thirrje dhe kërkuan që rendi dhe siguria në shkolla të jetë në shkallën maksimale .Shqipëria  ka nevojë për një ndryshim të thellë për të ndërtuar një të ardhme sa më të sigurt, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit në këtë protestë shprehën zhgënjimin e madh të tyre që me ta këtë mbrëmje në marshimin sensibilizues me moton për më shumë siguri në shkolla nuk u bashkuam qindra e mijëra nxënës e prindër.

Elbasan2
Elbasan2

Të gjithë duhet të kërkojmë siguri në shkolla për fëmijët tanë dhe më shumë siguri kudo ku jetojmë e punojmë thanë pjesmarrësit në këtë marshim ku disa prej tyre mbanin në duar pankarta me me mbishkrime të tilla si ,”Zgjidh paqen , jo dhunën”,”Jeta është e vyer, mbroje”, “Është më mirë të flasësh dhe të denoncosh, apo të vdesësh”?,etj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb