Gjyshi i Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga një bashkëmoshatar i tij, pas përfundimit të shkollës, ishte një nga ata që morën fjalën në protestën që u mbajt pasditen e së hënës përpara Ministrisë së Arsimit.

“Kërkoj me këmbëngulje që në këtë shtet të vendoset drejtësia. Një djali 14-vjeçar iu prenë ëndrat në lule të rinisë.

Ishte një shëmbullor në shkollë, në shoqëri, një djalë shëmbëllor në sport. Nuk duam që askush të përfitojë nga ky rast dhe ta shfrytëzojë, duam vetëm drejtësi.

Ne u dogjëm por kërkojmë drejtësi që të mos ndodhin më të tilla ngjarje”, tha gjyshi i Martin Canit.

Fjala e të moshuarit u prit me duatrokitje nga të pranishmit, ndërkohë që babai i 14-vjeçarit që humbi jetën, i pranishëm në protestë, nuk arriti të fliste për shkak të gjendjes emocionale.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb