VENEZUELE

Nicolas Maduro ka kritikuar reagimin e  ashpër të Donald Trump dhe sulmet e tij kundër socializmit, pak pasi presidenti amerikan urdhëroi ushtrinë venezueliane të mbështeste kreun e opozitës, Juan Guaido.

“Kush është komandanti i forcave të armatosura, Donald Trump nga Miami?”, tha Presidenti Maduro pas ultimatumit të SHBA-së për forcat e armatosura venezueliane.

“Ata mendojnë se ata janë pronarë të vendit!” , -u shpreh Maduro në televizionin shtetëror duke cilësuar  reagimet e Trump si një “shkelje ndaj dinjitetit” të ushtrisë venezueliane, të cilët janë gati për të mbrojtur sovranitetin e vendit.

Lideri 56-vjeçar i Venezuelës gjithashtu vuri në fokus edhe sulmet e Trump mbi socializmin në vendin e tij duke theksuar se fjalimi nazist i Shtëpisë së Bardhë kërkon të kufizojë diversitetin politik dhe të imponojë një model kolonial të supremacisë në Amerikën Latine.  “Ata duan të na skllavërojnë”, tha Maduro. Por, Maduro nuk është i vetëm në sulmet ndaj Trump, të njëjtën gjë bëri edhe ministri i jashtëm kubanez Bruno Rodriguez.

“Ndihma humanitare është pretekst për një luftë të plaçkitjes së naftës”, tha Rodriguez në Tëitter duke akuzuar Trump se po përpiqet të imponojë një president kukull në Venezuelë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb