DUBAI-Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një nga ndërtesat më të larta të banimit në botë të njohur si ‘Torch Tower’, në Dubai.

Zjarri ka rënë fillimisht në katin e 50-të të ndërtesës 79 katëshe rreth 336 metra të lartë, ndërsa është përhapur në rreth 60 kate duke u ndihmuar dhe nga erërat e forta.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa forcat e policisë dhe zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje për neutralizimin e flakëve dhe nisjen e hetimeve.

Paraprakisht nuk ka njoftime për të lënduar apo viktima, ndërsa mijëra persona janë evakuuar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: