Sfidë e dyfishtë në aksion Torino-Mynih, me Juventusin dhe Bajernin që e shohin veten të kenë të njëjtat objektivë në merkaton verore. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, të dy klubet ndjekin me shumë interes Federiko Kiezën dhe Leroi Sanen dhe pas pak javësh do të jenë gati të duelojnë me njëra-tjetrën.

Xhevahiri italian vlerësohet nga Fiorentina me të paktën 80 milionë euro, ndërsa kjo shifër nuk do të mjaftonte aspak për Leroi Sanen, ndonëse gjermani është krisur me Pep Guardiolën dhe klubin anglez, teksa ka kërkuar largimin nga Siti në verë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb