Champions League rikthehet më e zjarrtë se kurrë. Këtë të martë nis edhe faza çerekfinale e kompeticionit më madhështor për klube e Uefa Champions League. Menjëherë do të kemi dy përballje bigësh, dy finale të parakohshme, teksa do të zbresin në fushë Bayern Munich Inter dhe Arsenal-Real Madrid.
Padyshim vëmendjen kryesore do ta marrë sfida e Allianz Arenës, teksa në Mynih, Bayerni i gjymtuar nga mungesat, do të pres kampionët në fuqi të Italisë Inter. Bayerni ka një bilanc pozitiv në përballjet direkte me zikaltrit, teksa madje ka fituar edhe dy përballjet e fundit të zhvilluara 3 vite më pare për fazën e grupeve, por Inter gjithsesi ka kujtime shumë të bukura nga duelet me bavarezët, teksa ndaj Bayernit në 2010 është regjistruar edhe kupa e fundit e ngritur nga italianët në Madrid në atë finale të fituar 2-0, ndërsa 1 vit më pas zikaltrit do t’i eleminon bavarezët sërish në raundin e 16.
Megjithatë kjo do të jetë një sfidë ku kryefjala janë mungesat e sidomos tek vendasit. Kështu Kompany nuk do të ketë në dispozicion disa nga yjet e skuadrës, si Neuer, Upamecano, Davies e Musiala, ndërsa edhe sulmuesi Kane nuk është në 100%. Tek Inzaghi ndërkohë nuk ka më pak dhimbje koke, kjo pasi zikaltrit krahas mungesave të Dumfries,Zilinskit e Taremit, kanë në dyshim edhe prezencën nga minuta e parë të Çalhanoglu e Dimarcos, ndërsa Bastoni duket se ka rikuperuar pas dëmtimit në sfidën ndaj Parmës. Kujtojmë që për Inter nuk do të jetë i gatshëm as Kristjan Asllani që është i skualifikuar.
Ndërkohë sfidë tepër interesante do të jetë edhe ajo që do të zhvillohet në Londër, aty ku Arsenal do të sfidojë kampionët në fuqi të Real Madrid. Gjendja për “Los Blancos: nuk është ndër më pozitivet, sidomos edhe pas humbjes së fundit në La Liga ndaj Valencias. Ancelotti pritet të luajë me tridentin Mbappe, Vinicius e Rodrigo përpara në sulm, ndërkohë që Mikel Arteta do të vijojë të vuajë mungesat e rëndësishme sidomos në fazën ofensive, aty ku mungesat e Havertz, Gabriel Jesus e Sterling peshojnë shumë për “topçinjtë”. Të dyja këto skuadra janë përballur vetëm 1 herë në Champions në 2006, aty ku Arsneal u kualifikua në fazën e 1/8 pas suksesit 0-1 në Bernabeu me gol të Thierry Henry.