Kukësi-Laçi do të jetë ndeshja e vetme e ditës së shtunë dhe pritet të jetë një përballje vërtet e fortë për shkak edhe të pretendimeve që kanë dy ekipet.

Kukësi do të synojë fitoren për të ngushtuar sërish në 3 pikë diferencën me Partizanin kryesues, ndërsa Laçi do të synojë suksesin për të parakaluar Skënderbeun në renditje dhe për të hyrë në zonën europiane.

Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar edhe gjyqtarët e kësaj sfide, teksa kryesor do të jetë lezhjani Eldorjan Hamiti. Asistetët e Hamitit do të jenë Ridiger çokaj dhe Denis Rexha, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Indrit Myrtja. Kukësi-Laçi do të luhet në orën 14:00.

(j.selimi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb