Shkrimtari i njohur, Agron Tufa, është kërcënuar me jetë, së bashku me familjarët e tij dhe avokatin. Vetë Tufa ka publikuar në “Facebook” mesazhin kërcënues, në të cilin shkruhet se ai duhet zhdukur dhe duhet çuar njëherë e mirë nën dhe.

“KËRCËNIM I PERSONALIZUAR ME VDEKJE. E hapa mesazhin dhe u ndesha me po atë gjuhë urrejtjeje, si në mesazhin e parë, derguar avokatit tim z. Kujtim Cakrani 20 dite me pare, por tashmë me një tekst të ndryshëm, të ri, të personalizuar, ku përveç meje e familjes, kërcënimi përfshin edhe kolegë studiues me të cilët punoj në institut e jashtë tij. Është gjuha e ashpër, e dhunshme e atyre “morrave të kuq” që zbritën nga mali; e atyre analfabetëve organikë që pushtuan qytetet, konfiskuan mallin, pasurinë, vilat, tokat, jetët, fatet e gjithçka mund të rripej nga lëkura e atdheut tonë lakuriq.

Gjuha tipike e atyre që, pasi pushtuan, grabitën, zhvatën, masakruan, prenë e varën, dhunuan e përdhunuan, skllavëruan dhe zombifikuan një popull të tërë me dogmën më të shëmtuar të universit, thanë e mburrën edhe sot, se “sollën qytetërim”, “zhvillim”, “emancipim”; që mburren se janë “qytetarë”, pikërisht këta lythë sekrecionesh të neveritshëm socio-historikë!”, shkruan Tufa.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: