Kryesia e Partisë Socialiste po mban një mbledhje në selinë rozë, mbledhje e thirrur nga kryesocialisti Edi Rama.
Gazetari Ergys Gjencaj raporton për “BalkanWeb” se në takim janë të pranishëm edhe kryetarët e bashkive socialiste të vendit ku në fokus është angazhimi i strukturave të kësaj partie në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Mësohet se kërkohet një angazhim më i madh i strukturave në lidhje e votën e Diasporës dhe një punë më e madhe në këtë drejtim.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime me diasporën, përfshirë Selanikun, Athinë, Londër dhe SHBA.
Pika e dytë e takimit ka të bëjë me zëvendësimin e drejtuesit politik në qarkun e Dibrës, pasi Blendi Gonxhe është larguar nga ky pozicion për të drejtuar fushatën në zonën e Kombinatit në Tiranë. Pritet që drejtues politik në Dibër të vendoset Blendi Klosi.
(BalkanWeb)