Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24”, teksa flitej për skandalet e koncesioneve, iu drejtua drejtuesit Ylli Rakipi, duke thënë se në studio duhej një ekspert psikolog dhe një kriminalistik.

Lubonja shtoi se dy ekspertët duhen e se ata të nxjerrin nëse Rama e të tijtë janë çmendur apo të ftuarit në studio.

“Shkurt thjesht një koment i vogël është. Ti ke marrë ekspert këtu financiar, ekonomik rrugësh. Këtu duheshin dy ekspertë që mungojnë, njëri ekspert psikolog, që të shikojë sesi mund të jetë babëzia në këto nivele, ky aventurizëm në këto nivele.

Pra duhet ekspert psikolog edhe një kriminalistik i Prokurorisë. Mund të na marrë edhe ne ore si të çmendur, por o ne o ata, aty ka diçka”, tha Lubonja.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb