Deputeti demokrat, Arbi Agalliu teksa komentoi ndryshimet e fundit brenda PD-së, ku Gjykata e Apelit i dha vulën Berishës, theksoi se shqiptarët janë të lodhur nga kjo klasë politike dhe se duhet një alternativë e re.

Ai tha se shqiptarët duan një forcë, larg pazareve të Ramës, Metës apo Berishës.

“Nuk është një gjë që ndahet me thikë, pasi janë mëkatet e 30 e kusur viteve që rëndojnë mbi kurrizin e opozitës. Një pjesë e saj thotë që duhet të shkëputesh tërësisht nga një e shkuar korruptive. Gabimi i madh që bëri PD ishte çështja e pronës në 91. Për të vijuar në këto vitet e fundit ku lufta mes PD, bëri që qeveria e korruptuar të ulet këmbëkryq dhe të zbrazë Shqipërinë nga shqiptarët. Shqiptarëve iu duhet një e ardhme larg të shkuarës. Një e ardhme që ka perspektivë dhe jo që endet dyerve të gjykatave, apo që ka vulën e non-gratave nga SHBA dhe Britania. Kjo është filozofi dhe mënyrë qeverisëse. Shqiptarët panë se Berisha bëri gabime të mëdha, për hatër të disa individëve dhe të çlironin të djathtën dhe PD. Shumica dërrmuese e shqiptarëve kërkojnë që të shkëputen nga një klasë e korruptuar politike.

Zoti Rama kërkon që të Berisha të jetë jetëgjatë në politikë, po ashtu dhe Meta. Ata sulmojnë nga mëngjesi deri në darkë sistemin e drejtësisë. Unë mendoj se duhet një klasë e re politike larg së shkuarës. Shumica? Kush është shumica? Fatkeqësisht në 45 vitet e mbretërimit të Enver Hoxhës qanin për të, por nuk do të thotë se e donin. Këtij televizioni iu vu tritoli se denoncoi korrupsioni. Nëse nuk bëhesh palë, sulmohesh. Ndodhi që të ngelen pas këtyre individëve shqiptarët. Basha e bëri aktin e vetë dhe u rikthye pasi kaloi mbi 1 vit e gjysmë. Kolegët ishin të fokusuar te balta dhe sulmi. Unë flas për shqiptarët, ata që mbështesin një alternativë larg Berishës, Metës dhe Ramës. Shqiptarët mbështesin këtë alternativë, ata kërkojnë ndryshim. Nëse mendon se në atë grupim ka dikush që bën sipas mendjes së tij dhe nuk i bindet urdhrave të Berishës, këtu ndahemi. Në atë parti, është vetëm Berisha. Sot me Berishën në krye, PD është një bunker.

Njerëzit vlerësohen në funksion të qëndrueshmërisë tënde. Në momentin që kupton se je gabim, kërkon ndjesë dhe ripozicionohesh. Në politikën shqiptare nuk ka ndodhur kjo. Ka pasur individë lëpirës dhe të nesërmen lëpinin atë që kishin sharë dhe akuzonin atë që kishin mburrur. Nuk mund të bëjmë opozitë të fortë me një person që është i arrestuar, në arrest shtëpiak. Ai ka qenë ‘dora e hekurt’ në atë parti. Ai ka ‘eliminuar’ çdo person që ka qenë kundër tij. Pse opozita me një person non-grata do të rrëzojë këtë qeveri? Harrojeni! Ishte në 2021-in dhe kjo gjë u faktua. Ishte kulmi i bashkimit të së djathtës dhe prapë kjo gjë nuk ndodhi.”, tha Agalliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb