Kryetari i PAA Agron Duka me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka qenë sot në fshatin Vishaj, nga ku tha se partia e tij po përgatitet për fillimin e një stine të re politike.

Duka theksoi se PAA po përgatitet për fillimin e një stine të re politike, ku çelësat e zgjidhjes së krizës nuk i ka maxhoranca, por opozita. Ai shton se vullneti për të mos pranuar asnjë marrëveshje, veç asaj me të cilën do të ngrihet një qeveri tranzitore, dhe do të përgatiten kushtet e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, është garancia që kriza të tilla nuk do të përsëriten më.

Agron Duka nënvizon se pasi të bëhet qeveria tranzitore dhe në parlament e në pushtetin lokal të jenë vërtetë njerëz që i shërbejnë popullit, do të ketë një ndryshim rrënjësor të situatës, edhe në bujqësi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Agron Dukës:

Nga Vishaj, me strukturat e PAA-së, po përgatitemi për fillimin e një stine të re të politikës shqiptare, në të cilën çelësat e zgjidhjes së krizës nuk i ka më mazhoranca, por opozita. Vullneti për të mos pranuar asnjë marrëveshje, veç asaj me të cilën do të ngrihet një qeveri tranzitore, dhe do të përgatiten kushtet e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, është garancia që kriza të tilla nuk do të përsëriten më.

Duhet të shembim njëherë e mirë simbiozën e politikës me krimin, tjetërsimin e zgjedhjeve dhe mungesën e përgjegjshmërisë politike që buron nga marrja dhe mbajtja e pushtetit në forma jo legjitime. Kur kjo do të arrihet, e bashkë me të do të hartojmë edhe një platformë të ndryshimeve të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore, vendi do të hyjë realisht në një epokë të re. Një epokë në të cilën do të mund të flasim për ato tema që sot mbahen peng nga rënia e shtetit ligjor, korrupsioni dhe kriminalizimi i politikës, siç janë bujqësia, ekonomia, zhvillimi i qëndrueshëm dhe perspektiva europiane.

Nëse beteja për pastrimin e politikës ka dominuar në debatin publik, fundi i saj do të përkojë me një vëmendje të domosdoshme për zonat rurale. Nevojat e fermerëve, nga subvencionet e drejtpërdrejta dhe çmimi i naftës deri tek infrastruktura dhe sistemet e kullimit dhe vaditjes, përbëjnë shqetësime konkrete që presin zgjidhje. Zgjidhje që PAA është gati ti ofrojë në zgjedhjet e ardhshme!

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb