“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë reformat”. Kjo ka qenë deklarata e Parlamentit Evropian, pak ditë nga vendimi për mos çeljen e negociatave me BE-në. Në seancën e sotme plenare, ku mbledhja po shoqërohet me debate, PE pritet të votojë një rezolutë të jashtëzakonshme, me të cilën do të kërkojë sërish hapjen e negociatave për dy vendet ballkanike.

Gjatë fjalës së saj ministrja për Çështjet Evropiane, Tytti Tuppuraine, shprehu vlerësim për Maqedoninë e Veriut për marrëveshjen për emrin, duke e ndryshuar atë. Ndërkohë, komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn pohoi se vendet e Bashkimit Europian duhet të qartësojnë sa serioz janë për integrimin. Mes të tjerash ai theksoi se Komisioni Europian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një qëndrim kritik ndaj vendimit të BE-së ka mbajtur një prej përfaqësuesve të Partive Popullore Europiane duke shprehur zhgënjim për mos-hapjen e negociatave. Ai tha se nuk mund të pritet deri në Samitin e Zagrebit për të marrë një vendim në favor ndaj këtyre dy vendeve, ndërsa shtoi se BE duhet të rifitojë besimin e shqiptarëve. “Shumë të zhgënjyer që s’u hapën negociatat. S’mund të presim deri në samitin e Zagrebit, duhet ta rregullojmë këtë gabim të bërë. BE të rifitojë besimin e shqiptarëve. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të vijojë reformat”, tha ai.

Pjesë e diskutimeve u bënë edhe Social Demokratët, të cilët theksuan se Shqipëria e Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë shumë përpjekje dhe mbajtën premtimet.

“Shqipëria e Maqedonia e Veriut mbajtën premtimet. Momenti që BE të mbante premtimet. Samiti i Zagrebit është shumë vonë për këta vende.
Sakaq, të Gjelbrit e cilësuan një gabim historik vendimin për Shqipërinë e Maqedoninë.
“Emmanuel Macron është i izoluar në qëndrimin e tij”, thanë ata.

REZOLUTA
Në rezolutën, që pritet të votohet këtë të enjte, thuhet se Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për këto dy vende dhe se bllokimi i këtij procesi nga Franca, Holanda dhe Danimarka, do të sjellë destabilitet në të gjithë rajonin. Vetë PE është shprehur se Tirana dhe Shkupi duhet t’i fillojnë negociatat me BE, pasi të dyja vendet kanë përmbushur kushtet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: