Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ka deklaruar se viti 2023 u mbyll për Shqipërinë me një rritje ekonomike 3.5 përqind me normë papunësie në minimum.
Në mbledhjen e nivelit të lartë të konstituencës Bankës Botërore dhe FMN në Tiranë, ai tha se Bankat Qendrore duhet të çojnë para rrugën kundër inflacionit si dhe duhet të fokusohemi në masat për kthimin e inflacionit në objektiv.
“Rezistenca e ekonomive tona ka qenë e admirueshme, përballë një konteksti global të rritje së çmimeve kemi siguruar rritje ekonomike, reduktuam inflacionin.
Pjesë e narrativës inkurajuese është edhe Shqipëria. Viti 2023 u mbyll rritje ekonomike 3.5 përqind me normë papunësie në minimum.
Surprizë në vitin që kaloi ishte rritja e interesit të turistëve për vendin tonë.
BSH ka dhënë kontributin e saj në këto suksese, kemi raportuar në kohe rritjen e inflacionit.
Eksperienca duket pozitive por kemi mësuar që sfidat sado larg të duken nuk mungojnë.
Plakja e popullsisë, ulja e produktivitetit, kufizimet e fuqisë punëtore, faktor i rëndësishëm në zhvillimet e ekonomisë të konstituencës tonë.
Duhet të sigurojmë stabilitet ekonomik dhe financiar dhe të investojmë në revolucionin e gjelbër dhe atë dixhital.
Bankat Qendrore duhet të çojnë para rrugën kundër inflacionit.
Duhet të fokusohemi në masa për kthimin e inflacionit në objektiv”, tha ai.