Deputeti Edmond Spaho ka folur për krizën energjetike dhe masat e ndërmarra nga qeveria.

Ai shkruan në rrjete sociale se Shqipëria prodhon 75% të energjisë elektrike e prodhon nga hidrocentralet e saj, ndërsa vitin e kaluar sipas tij u prodhuan 107% të nevojave.

Postimi i Edmond Spahos:

Gjeraqina ja arriti te na ktheje 15 vite pas kur nderpritej energjia elektrike.
Shqiperia 75% te energise ekektrike e prodhon nga hidrocentralet e saj. Vitin e kaluar prodhuam 107% te nevojave.
Por cfare ndodhi? Ne periudhen Korrik-Gusht 2021 shiten energji pa fund me 40-60 euro Mgë dhe e zbrazen liqenin. Sot jane ne hall dhe po kerkojne te importojne me 200-300 euro Mgë madje Timonieri i Madh parashikon deri 500-1000 euro Mgë.
Nga prodhimi vendas rreth 20% i humb ne rrjet e i ben rrush e kumbulla nderrmarja elektorale e Adrian Celes, alias OSHE.
Sipas informacionit zyrtar te KESH sh.a. në date 15 Mars 2022, situata ne kaskaden e Drinit eshte si vijon:

1) HEC Fierza niveli 261.18 mmnd

2) HEC Koman niveli 173.28 mmnd

3) HEC Vau Dejes niveli 73.76 mmnd

Rezerva energjitike eshte 313.5 GËh

Ne date 5 Janar 2022 KESH sh.a. raportonte nevelin per HEC Fierze 276 mmnd dhe rezerve energjitike prej 650 GËh.
Eshte cenuar ne menyre dramatike siguria energjitike duke perdorur rezerven per furnizim kur do te duhej qe furnizimi te garantohej nepermjet importit.
Nese renia e prurjeve do te ishte korrigjuar me importe te cilat se bashku me energjine qe mundesohej nga prurjet natyrale te lejonin plotesimin e kerkeses se konsumatoreve familjar dhe biznesit te vogel me energji elektrike, nuk do te cenohej rezerva energjitike.

Mos nderhyrja edhe pse eshte shpallur emergjenca energjitike nuk mund te jete keq administrim por vetem e qellimshme.
Kushtu ngjet kur vendin e drejtojne te papergjegjshmit dhe te babeziturit. I bene leket koncensione dhe njerezit po i lene te ngrohen ne diell.
Perpos kesaj duhet te degjosh edhe propoganden se fajin per kete gjendje e ka lufta ne Ukraine.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: