Interi do të luajë ditën e sotme në transfertë me Bracelonën, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.lukaku konte

Në këtë sfidë zikaltërit vijnë në një formë të mirë, teksa kanë marrë 6 fitore në kampionat në po kaq ndeshje.
Në prag të ndeshjes me Braçën, në konferencë për shtyp ka dalë tekniku i Interit, Antonio Konte, i cili e ka vlerësuar kundërshtarin maksimalisht: “Kemi një grup interesant dhe të vështirë, e kuptuam këtë që në ndeshjen tonë të parë. Nëse duam të vazhdojmë në këtë kompeticion, atëherë duhet të fitojmë në çdo fushë. Nuk është e lehtë të luash në ‘Kamp Nou’, por ne do të luajmë kartat tona. Pres një ndeshje të vështirë sepse Barcelona është një nga skuadrat më të forta në botë. Ne duhet të jemi të gatshëm për tu përballur me ta, pavarësisht nëse luan apo jo Mesi.”, theksoi tekniku italian.

Konte tregoi se si duhet të luajë skuadra e tij nesër: “Duhet të bëjmë një lojë intensive, me ritme të shpejta, duke i bërë gjërat tona mirë si në posedimin e topit, po ashtu edhe në kohën kur nuk e kemi topin. Ata mund të shënojë në çdo kohë, por rruga jonë për tu rritur në futboll fillon nga kjo ndeshje dhe duhet të jemi gati. Duam të bëjmë mirë. Kemi filluar një garë dhe shpresojmë të shkojmë sa më gjatë këtu.”, tha 50-vjeçari.

Gjithashtu ai foli edhe për një nga transferimet e kësaj vere: “Për Sançezin unë dua të bëj një sqarim pasi nuk më pëlqyen disa gjëra që u folën për simulimin. Ai është një djalë shumë i mirë, i cili nuk shkon të protestojë te arbitri pas goditjeve të marra. Gjithmonë ngrihet dhe dëshiron të vazhdojë. Nuk më pëlqyen aspak disa gjëra që u thanë, pasi është një futbollist që unë e respektoj shumë dhe po hyn në idetë tona të lojës. Dua të shtoj se nesër nuk do të luajë as Lukaku, për shkak të lodhjes së muskujve. ”, përfundoi Konte./Panoramasport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: