Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni kishte deklaruar se kampi i refugjatëve në Shëngjin e Gjadër do të hapej më 1 gusht.

Në një reagim për News24, ambasadori italian në Tiranë, Fabrizzio Buçi ka deklaruar e hapja ne kampit është shtyrë edhe për disa javë.

Gjatë një vizite në kantieret e Lezhës, ambasadori deklaroi se do të duhen edhe disa javë që gjithçka të jetë gati. Shkak për këtë duket se janë bërë punimet shtesë.

Kujtojmë se kampi do të hapet në bazë të marrëveshjes Rama-Meloni, ndërkohë që do të akomodojë 36 mijë emigrantë në vit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb