Spanjë-Gjermani është maksimumi që mund të ofrojë kjo fazë e këtij Evropiani, por është një sfidë speciale edhe për lojtarë si Carvahal apo Joselu, të cilët do të kenë përballë lojtarë si Rudiger, por mbi të gjitha Toni Kroos, pasi nëse eliminohet Gjermania, kjo do të jetë ndeshje e tij e fundit në karrierë, detaj ku u ndal edhe Joselu në konferencë për shtyp:

“Është një mëkat t’i them lamtumirë një lojtar si Toni, por shpresoj që kjo të jetë ndeshje e tij e fundit. Shpresojmë ta dërgojmë në pension Tonin të premten, edhe pse është një mik. Kam folur me të, më ka dhënë shumë këshilla. Ai është një lojtar thelbësor për Gjermaninë, ka qenë edhe për Real Madrid, duhet të jemi të kujdesshëm”, u shpreh ndër të tjera Joselu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: