Dhjetëra nxënës të shkollës 9-vjeçare “Shefqet Ndroqi” në Romanat të Bashkisë së Durrësit duhet të përshkojnë më shumë se 2 km çdo ditë për të ndjekur proçesin mësimor. Të shqetësuar për situatën e krijuar prindërit janë shprehur se fëmijët e tyre nuk e kanë të mundur të ecin për më shumë se 45 minuta në një rrugë pa trotuare, ku makinat lëvizin me shpejtësi.

Frika nga aksidentet, që rrezikojnë jetën e këtyre fëmijëve është e vazhdueshme, duke i shtuar edhe përkeqësimin e kushteve atmosferike, ndërsa problemi nuk ka marrë zgjidhje, megjithëse i janë drejtuar me kërkesa zyrtare institucioneve përgjegjëse: Bashkisë, Drejtorisë Vendore të Arsimit si dhe Njësisë Administrative.

Shqetësimin e prindërve e ka përkrahur edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak Durrës, Anisa Ibraj. Sipas saj VKM përcakton qartë se transporti për këta nxënës duhet të mbulohet nga shteti.

Në pritje të përgjigjes zyrtare, prindërit do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre. Në mungesë të zgjidhjes së problematikës, ata do të përshkallëzojnë protestat deti në bojkotim të proçesit mësimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: