Mbrojtësi holandez i Manchester United, Matthijs de Ligt në Viaplay flet për momentin që po kalon skuadra pas humbjes 0-3 kundër Tottenhamit.
“Deri më tani nuk kemi grumbulluar shumë pikë. Kjo reflektohet në besimin e të gjithëve. Çdo lojtar e di se besimi është një nga gjërat më të rëndësishme në futboll. Kemi gjithashtu një ekip me shumë lojtarë të rinj dhe është e qartë se ka gjëra që mund të përmirësohen.
Trajneri Ten Hag i kritikuar për rezultatet? “Unë nuk i kuptoj sulmet ndaj tij. E shoh që ai mbetet i qetë. Ai vazhdon të bëjë të njëjtat gjëra. Ai është ende në gjendje të motivojë lojtarët. Kjo situatë nuk është për faj të tij” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)