Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë e Elbasanit, ku bëri thirrje për të votuar Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Gjatë fjalimit të tij, Rama nuk e kurseu ironinë ndaj Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, duke i cilësuar primaret e PD-së si “pseudoprimare”. Ai u bëri thirrje edhe demokratëve që të votojnë PS-në, pasi sipas tij, vetëm kështu Shqipëria mund të shkojë drejt Bashkimit Evropian.

Edi Rama tha: “Njëra zgjedhje është në BE brenda 2030 për të mbyllur negociatat deri në 2027. Tjetra është në kënetë. Duke zgjedhur BE, krijojmë kushte për të thahet kënetën, ndërsa duke zgjedhur kënetën pengojmë një mision historik dhe mbajmë në jetë këtë moçal.”

Ai shtoi se: “Unë i them atyre që dolën fitimtarë në primare dhe bufi i kollofiti të gjithë… nuk do të keni asnjë hajër nga zgjedhjet tuaja, për sa kohë nuk do të thani kënetën.”

Rama e përfundoi fjalën duke theksuar se vota për “pseudoprimaret” është bërë objekt talljeje dhe se të gjithë duhet të votojnë për të investuar në Shqipërinë evropiane, duke iu dhënë një mësim bufit të kënetës. “Vota juaj është e rëndësishme, prandaj tregoni se ju nuk jeni numër, por se kur e ktheni votën nga ana tjetër, ata mbeten pa asnjë mundësi për të pretenduar fitore.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb