Një miqësore Shqipëri-Turqi. Ndeshjen e luksit për kuqezinjtë e trajnerit De Biazi e paralajmëron ambasadori turk në vendin tonë, Hidejet Bajraktar pas një vizite kortezie që zhvilloi në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. “Shqipëria këto ndeshjet e fundit është paraqitur shumë mirë dhe ka pasur rezultate pozitive. Sigurisht qëllimi i vizitës time ishte forcimi i bashkëpunimit ekzistues mes dy federatave tona. Unë e mirëprita kërkesën e presidentit të federatës shqiptare për organizimin e një ndeshjeje miqësore këtu në Shqipëri, sivjet ose vitin tjetër”.

Ndërkohë, presidenti i FSHF-së, Armando Duka u përqendrua te ndeshja eliminatore e radhës në fund të këtij muaji kundër Armenisë. “Kjo është ndeshja më e rëndësishme e edicionit. Futbollistët tanë janë në formën maksimale dhe uroj që të jetë kështu deri në datën 29. Kemi vetëm një alternativë, fitoren”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: