Zbulohet premio e Federatës Shqiptare të Futbollit për Kombëtaren kuqezi në rast kualifikimi. Kështu, në rast se Shqipëria fiton sot ndaj Armenisë dhe siguron kualifikimin për në Euro 2016, atëherë ajo do të marrë plot 2 mln euro nga FSHF-­ja, shkruan Panorama. Kështu kuqezinjtë do të kenë një stimul më shumë për të luajtur më fort sot ndaj Armenisë. Megjithatë, 2 mln euro nuk janë asgjë krahasuar me 12 mln eurot që Shqipëria i merr nga UEFA në rast kualifikimi. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb