Kryetari i LZHK, Dashamir Shehu ka komentuar vendimin e marrë nga Agron Duka për të hequr dorë nga kandidimi për deputet në 11 maj.

Ai u shpreh në programin “Opinion” në News24 me Ola Brukon se “ky nuk ishte një vendim i duhur dhe zëra si ai i Dukës i duhen politikës shqiptare”.

“Nuk kam ndërmend ta marr këtë vendim edhe unë. Për mua edhe zoti Duka e bëri gabim që e mori këtë vendim. Nuk ndërtohet një personazh publik e politik me urdhër partie. Në çdo fushë. Ndryshe do të ishte shumë e thjeshtë. Formula që kanë zgjedhur është që si Duka si ai më poshtë tij, janë në një listë të mbyllur. Kështu që sa do të arrijë të ecë partia kjo nuk do të merret vesh kurrë.

Tani me ikjen e Dukës nuk do ta kemi më një zë që ishte kundër dhe indipendent”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb