TIRANE- Kreu i Partisë Argare Ambientaliste Argon Duka i është kundërpërgjigjur pretendimeve të kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dakos se përmbytjet në qytet u shkaktuan nga shirat me intensitet të lartë dhe prurjet e detit.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ Duka teksa kundërshtoi argumentin e Dakos tha se në Durrës janë bërë ndërtime pa kriter dhe nuk janë marrë masa për mbarëvajtjen e kanaleve kulluese. Ai shtoi me ironi se Dako është shumë njeri i shkathët për të fituar zgjedhjet, ndërsa i sugjeroi kryeministrit Edi Rama që ta zgjedhë sërish për kryebashkiak të Durrësit, pasi fiton. Po ashtu Duka pohoi se opozita në Durrës flirton me Dakon, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Ndoshta pjesërisht ka të drejtë, pasi reshjet ishin me intensitet. Ai tha (Dako) se ka probleme me hidrovore. Ky ka bo dëme. Këtu janë bërë ndërtime pa kritere. Janë dhënë komitentë shfrytëzimi 100 %. Këneta është bonifikuar në vitin 61-67. Janë harxhuar shumë lekë për Kënetën. Imagjinoni ju që në kohen e Enverit nuk kishte ndërtesa. Imagjino ca u bë në këtë zonë, veç ndërtime. Ca pret të kullohet Durrësi kur bie shi me intensitet dhe është bllokuar qyteti. Ai thotë se; mos të bien shi me intensitet. Do them vetëm këtë, që vetëm që kanalet duhet të pastrohen jo çdo 10 vite, por çdo vit. Ky është edhe mjeshtër zgjedhjesh, ky nuk ka kundërshtar. Opozita në Durrës është inekzistent. Nëse jam si Edi Rama, e vë prapë këtë për të garuar, ai fiton prapë. Kam simpati për Ramën si kryetar bashkie, por vitin e fundit ai e la pas dore Tiranën, ndaj nuk fitoi më. Në Durrës opozita nuk ndihet. Me një status që bën Oerd Bylykbashi, nuk bëhet reagimi. Që të dalë ai dhe të bëjë flirt me opozitën, nuk shkon. Ky është djalë i shkathët (Dakon), i fiton zgjedhjet, do e mbështes edhe PAA (bën ironi)”, tha Duka.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: