Stoli kuqezi është një bankinë që josh jo pak, në një kohë kur të shumë janë trajnerët që po i vetofrohen Armand Dukës, të shumë janë trajnerët që pëlqehen nga presidenti i FSHF-ës, por për të pasur një emër zyrtare duhet ende kohë. Kombëtarja është “dashuria” më e madhe e Dukës, në kushte të tilla as që ka ndërmend të eksperimentojë më, fundja fitorja e fundit kundër Andorrës dhe kundërshtari i radhës i Kombëtares, Islanda më 9 qershor, i jep më shumë kohë për të gjetur pasuesin ideal të C.Panuccit.

Duka Panucci
Duka Panucci

Zgjedhja e këtij të fundit, një emër i madh i futbollit italian por me shumë pak eksperiencë si trajner i kushtojë shumë Dukës, më shumë i kushtojë imazhit të Kombëtares, me italianin që na riktheu shumë pas në kohë. Së fundmi qarkullojnë emra pa fund në tryezën e tij, emra nga më prestigjiozët si Roberto Donadoni apo Edi Reja, vetëm ky i fundit ka pranuar publikisht se ka pasur një ofertë konkrete nga ana e FSHF-ës.

Armand Duka
Armand Duka

I kontaktuar nga BalkanWeb, Armand Duka ka pohuar se sëfundmi nuk ka pasur asnjë takim me asnjë kandidat: “Nuk kam kontaktuar asnjë. Jam në fazë pritje, pastaj do bëjë seleksionimet”, u shpreh Duka, duke lënë të kuptojë se alternativat janë të shumta, por për të vendosur se kush do të jetë trajneri i ri i duhet ende kohë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: