ELBASAN-Menjëherë pas ndeshjes, Mërgim Mavraj ka mësuar se babai i tij i cili vuante prej kohësh nga një semundje e rende ka humbur jetën. Lajmin e konfirmoi Armando Duka pas ndeshjes, duke deklaruar se babai i futbollistit ishte ndarë nga jeta ndërkohë që ndeshja po luhej.

“Babai i tij luftonte me vdekjen, dua t’i shpreh ngushëllimet familjes Mavraj”, deklaroi Duka.
Një lajm i trishtueshëm në një moment të papërshtatshëm për Mavrajn. Megjithatë vetë lojtari e ka përgënjeshtruar këtë lajm duke deklaruar se ishte i rremë dhe se babai i tij është shëndoshë e mirë.
Mavraj në një deklaratë për mediat përgënjeshtroi lajmin për vdekjen e të atit të tij, duke thënë se “falë Zotit, babai është mirë, nuk e di kush e përhapi këtë lajm”.
Mavraj tha se i ati vuan nga një sëmundje e rëndë prej kohësh, por për fat të mirë është ende në jetë.

Më herët, Mërgim Mavraj u bë protagonist në ndeshjen e së dielës mbrëma duke u futur në fushën e lojës kur mjekët kishin thënë se ai ishte i dëmtuar. Në minutën e 4-t të lojës, Mavraj shënoi një autogol, ndërsa në minutën e 75- të të pjesë së dytë, barazoi rezultatin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: