Rinovimi i trajnerit De Biazi ndoshta do vinte pas ndeshjes me Portugalinë, por humbja e Shqipërisë në sekondat e fundit ka qenë mbase arsyeja që firma nuk ka ardhur, duke e lënë gjithçka pas përfundimit të eliminatoreve. Ka qenë vetë numri një i FSHF-së, Armand Duka, ai që ka sqaruar opinionin sportiv në lidhje me këtë çështje: “E kisha menduar që pas ndeshjeve me Danimarkën dhe Portugalinë të takohesha me trajnerin De Biazi dhe të diskutonim rreth rinovimit të kontratës.

Por, tani që pozitat e skuadrës ndryshuan dhe duhet me patjetër të fitojmë dy ndeshjet e radhës, çdo diskutim tjetër do të na shpërqendronte nga objektivi madhor i kualifikimit në ‘Euro 2016’. Ndeshja me Serbinë është shumë afër dhe na duhet përqendrim maksimal për atë ndeshje, në të gjitha drejtimet”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb