Edi Reja është i zgjedhuri i presidentit Armand Duka për stolin e Kombëtares kuqezi. Konfirmimi i radhës vjen nga gazetari i mirënjohur italian Alfredo Pedula, i cili nxjerr në pah dhe detaje të reja të bisedimeve mes palëve, ndërsa mban të gjallë dhe pistën e Luixhi Di Kanios.

Sipas Pedulas, Edi Reja ka kërkuar një periudhë reflektimi, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit pret nga tekniku itakian që të zgjidhë kontratën me Ternanën, klub me të cilin është i lidhur deri në vitin 2020. Ish-trajneri i Napolit, Lacios e Atalantës do ta thotë fjalën e fundit të premten, me FSHF-në që shtyn për një përgjigje përpara fundjavës.

Reja ka zgjedhur dhe zëvendësin e tij, Alesandro Kalorin, por gjithsesi çdo gjë do të varet nga fjala e fundit e teknikut të lidur në Gorica. Ndërkohë mbetet ende e gjallë dhe pista që të çon te Luixhi De Kanio, me ish-trajnerin e Udinezes dhe Xhenoas, që pëlqehet gjithashtu nga Duka.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb