Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Lozanës do t’i vendosë kapakun çështjes së shumëdiskutuar të ngjarjeve të Beogradit nga ku Shqipëria doli e gjymtuar si nga fusha, ashtu edhe nga vendimi i komisioneve të UEFA-s.

Për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe presidentin Armando Duka, janë të gjitha mundësitë që CAS-i të marrë një vendim të drejtë. “Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Lozanës është shumë i rëndësishëm. Shpresoj që të kemi një gjykim sa më objektiv dhe sa më të favorshëm për Shqipërinë.

Në seancë do të jetë i pranishëm avokati ynë, unë, trajneri De Biazi, kapiteni dhe specialistë të fushës. Shpresoj në një vendim pozitiv. Vendimi i UEFA-s për Rusinë është një argument që ne do ta paraqesim. Do t’i bëjmë me dije CAS-it se vendimi i marrë për Rusinë tregon një qëndrim me dy standarde”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: