NGA ENRIK MEHMETI*

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, (AKU) së bashku me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Vlorë si dhe krimin ekonomik ditën e djeshme kanë ushtruar një kontroll përgjatë rrugës Llogara-Himarë për sigurinë ushqimore në gjënë e gjallë, e cila tregtohet në kushte jo të përshtatshme (dmth në rrugë) si dhe për mjaltin i cili ende shitet në rrugë pa asnjë kontroll dhe në mungesë të kushteve higjeno-sanitare.

Nga këto kontrolle janë shoqëruar në polici tre persona të cilët tregtonin mishin jashtë kushteve higjeno-sanitare si dhe thernin gjënnë e gjallë në rrugë.

U shoqëruan Zoto Resuli i cili sapo kishte therrur një lopë në mes të rrugës pa asnjë kontroll dhe jashtë cdo kushti higjeno- sanitar. Po ashtu dy persona të tjerë Musa Dervishaliaj si dhe Simon Kazheli të cilët shisnin mjaltë përgjatë rrugës së Himarës pa fletë analizash.

Për këtë drejtori i Përgjithshëm të riskut pranë AKU- së, Kreshnik Toto është shprehur se, “këto kontrolle do vijojnë jo vetëm në Vlorë për në të gjithë vendin, pasi dhe festat e fundvitit po afrojnë dhe persona të tillë janë të prirur për të shitur në rrugë mall pa asnjë kusht higjeno-sanitar. Ne do të jemi në terren për të garantuar sigurinë ushqimore”.

Ndërkohë dhe kreu i AKU-së Vlorë, Renato Banushaj shprehet se “ky kontroll do të vijojë jo vetëm përgjatë rrugëve ku shiten pa asnjë kusht higjeno sanitar, por edhe në qytetin e Vlorës për një siguri higjeno-sanitar për festat e fundvitit. Aksioni u përqëndrua kryesisht tek produkti i mjaltit i cili tregtohej jashtë standarteve si dhe produkti mish që po therej në kushte jo të përshtateshme higjeno-sanitare”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: