TIRANE

Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë folur për herë të parë pas 36 vitesh, përmes një telefonate në videocall.

Biznesmeni Elton Ilirjani e ka publikuar videon në rrjetet e tij sociale, ku dy këngëtarët që triumfuan në Festivalin e Këngës me “E duam lumturinë”, kanë biseduar me mall për njëri-tjetrin.

Madje, Ilirjani ka zbuluar se Pirro dhe Parashqevia biseduan edhe për projektin e tyre të radhës.

Parashqevi Simaku: Jam gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna, mbreti i muzikës shqiptare babai yt?

Piro Çako: Babai nuk jeton më.

Parashqevi Simaku: Ooo, po ja të ka ty. Tani të ka ty.

Piro Çako: Po ti si je njëherë?

Parashqevi Simaku: Shumë, shumë mirë jam. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. ‘Eltoni më tha do të flasësh?’ Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. T’u bëfsha kurban.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb