Dukesha e Kembrixh, Kate Middleton nderon ceremoninë në Bhutan me një veshje që u konsiderua si qershia mbi tortë në turin e saj në Indi e Bhutan. Mediat e cilësuan rrëzëlitëse, Kate me fustanin e Beulah, që kushton 745 paund. U vlerësua dizenjoja që përbëhej nga lulja karakteristike e vendit Bhutan, ku Kate ndodhet.

Beulah është një ndër firmat më të parapëlqyera të Kate, dhe ajo që ia sigurin është Natasha Rufus Isaacs, një mikeshë e vjetër e Dukeshës.

Fustani i quajtur, ‘Juliet’, ishte larg stilit me të cilin u pa Dukesha teksa ngjiste rrugicat për në manastiret e Bhutan.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: