TIRANE– Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka deklaruar se të vërtetat e Shqipërisë sado të hidhura qofshin, ato duhet t’i raportohen një partneri kryesor siç është Bashkimi Europian.


“Jemi përballë një qeverisje, pasi e vetmja mënyrë që mund të na dëgjojë është kontestimi. Na kanë thënë , sepse nuk duhet të nxjerrim të palarat e vendit jashtë. Asgjë nuk lulëzon nga gënjeshtra.  Sot bëjmë një logjikë të thjeshtë, duhet ti themi të vërtetat për Shqipërinë, apo nuk do t’ia themi. BE është partneri ynë dhe të vërtetat duhet t’ia themi. Nëse kemi të minuar kodin moral, nuk mundet që ky të besohet. Duam marrëdhënie sikur, apo marrëdhënie të vërteta. Jemi në një situatë kur ujku nuk mund të bëjë moral për delet “, tha Duma.


Ajo deklaroi se opozita do të vijojë të denoncojë të gjithë veprimet që kryhen në dëm të qytetarëve, ndërsa theksoi se procesi i negociatave ende nuk ka një datë zyrtare edhe pse u njoftua për në muajin dhjetor.  Sipas Dumës, ekonomia e shqiptarëve po fundoset nga paraja e pistë, e cila nuk ka asnjë burim  justifikues.


“Kjo është e vetmja mundësi për t’i thënë të vërteta dhe për të fituar aleatë në BE. Nuk ka një moment të vetëm që Brukseli merr problemet tona dhe ti zgjidhë ato.Sipas Ramës, kjo opozitë është edhe e keqe, por edhe e mban peng vendin. Për hapjen e negociatave ne bëmë konsensus. Këto janë fate, nuk ka asnjë dyshim. Ende nuk kemi një datë zyrtare të hapjes së negociatave. Edhe pse thanë se do të jetë në dhjetor. Kjo ekonomi po shkatërrohet nga paraja e zezë. Edhe opozita është përfitues nga hapja e negociatave”, nënizoi deputetja.

Deputetja komentoi edhe nismën e kryeministrit për mbylljen e pikave të basteve brenda dhjetorit të këtij viti. Ajo tha se ky veprim është një spektakël mediatik, i cili është pothuajse i ngjashëm me operacioni “Fundi  i Marrëzisë” 5 vite më parë.

“Më kujtohet 2013 operacioni fundi i marrëzisë, por kjo u kthye në një marrëzi pa fund, Por, u shfaqën më pas si kërpurdha. Ky është një shtet xhepist, sepse nuk ka mundësi të mos kujtosh, sepse në një vend  ku nuk ka punë, shpreson indivisi të pasurohet në këtë lloj  forme. Të besosh në furtuna mediatike është naive, sepse je i kapur nga pjesët e tjera, kjo është një hipokrizi, tallje dhe marrëzi e madhe e kësaj qeverie. Unë nuk kam asnjë shpresë tek ky individ, i cili e ktheu Shqipërinë si strehë kanabisi.”, shtoi Duma.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb