DURRES-Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma zhvilloi një tur takimesh entuziaste si në Katund të Ri, Kodër Sukth, Manëz, Sektor Rinia etj ku garantoi banorët e bashkisë së madhe të Durrësit se pas 21 Qershorit do nisë një kapitull i ri që fillim me shpresë. Duma tha se të gjithë do të përfaqësohen plotësisht, për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre.

“Ju kam partnerë dhe do të jeni të përfaqësuar plotëtësisht, si për problemet, si për njerëzit që keni këtu të përfaqësimit tuaj, dhe do marrim bashkinë e Durrësit jo vetëm me qeveris mirë por edhe të kthejmë faqen e historisë, që kapitulli tani fillon me shpresë”, tha Duma.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: