Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, gjatë aktivitetit të zhvilluar sot për dorëzimin e certifikatave për rezidentët e parë tek Durana Tech Park, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, u shpreh se kjo hapësirë është një realitet konkret që është bërë i mundur falë besimit të investitorëve seriozë, që sipas Gonxhes, tashmë po aplikojnë dhe po lidhin marrëveshje me AIC (Korporatën Shqiptare të Investimeve) si zhvilluesin shqiptar publik.

“Shqipëria bëhet kështu një mundësi e artë për ekonominë e së ardhmes që nuk është më vetëm ekonomia shqiptare, por edhe ajo globale. Risi sot është të faturosh, punësosh, të gjenerosh të ardhura, taksa edhe pa prezencë fizike, pa ekskavatorë, pa llaç e tulla, por digjitalisht dhe virtualisht dhe kjo bëhet e mundur nga inovacioni”, u shpreh Gonxhja.

“Një derë e re kjo që ne ndajmë sot dhe që po ndërtojmë bashkë, ku parqet hibride dhe ndërveprimet globale sjellin zhvillime duke punuar nga këtu edhe për gjithë botën, edhe për ekonominë joshqiptare”, tha Gonxhja.

Ministri i MEKI-t u shpreh se ndihet i “privilegjuar dhe krenar që është pjesë e këtij projekti, përmes së cilit, po shkruhet historia e vendit tonë, që ka ndikim jo vetëm në ekonominë e rajonit, por edhe në atë globale duke krijuar një vlerë shumë të rëndësishme për vendin dhe ekonominë tonë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb