TIRANË

Pas letrës së katër publike në adresë të kreut të opozitës Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama ka një tjetër mesazh për të, sërish përmes rrjeteve sociale.

Në një postim në twitter, kreu i qeverisë, të cilit Basha i kërkon dorëheqjen nga ky post, ka zgjedhur vargjet e Leon Tolstoit, për t’i dërguar një tjetër mesazh në funksion të zgjidhjes së ngërçit politik.

“Durimi nuk është pritje. S’është të presësh duarkryq. Kjo është përtaci. Durimi është të vazhdosh kur vazhdimi është i vështirë dhe i ngadaltë. Dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi”?- shkruan Rama në twitter.

  • foto galeri

Më herët, Rama iu drejtua publikisht kreut të PD, Lulzim Basha me ftesën për t’u ulur në tryezën e dialogut. Pak orë para fillimit të protestës së lajmëruar nga opozita,  Rama përsëriti serish ftesën e tij për dialog pa kushte me kryetarin e opozitës, duke nënvizuar faktin se gjithcka bëhet në të mirë të vendit, që nuk ka faj të paguajë kostot e një historie të tepërt politike.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb