Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro foli për mikrofonin e “Supersport” pas triumfit ndaj Partizanit në javën e parë të kampionatit. Tekniku i verilindorëve analizoi këtë sukses të skuadrës duke u shprehur:

Je i kënaqur edhe me rezultatin edhe me lojën?

Më ka ardhur keq për finalen e Superkupës. Skuadra tregoi nivel. Me një skuadër me 10 ditë stërvitje, kemi bërë një ndeshje të mirë. Ishte çështje fati. Edhe çunave iu kam thënë që jemi skuadër shumë e mirë, por duam kohë. Më erdhi keq për rezultatin, por jo për ndeshjen. Me gjithë problemet e organizimit në repartin e mbrojtjes, them se jam shumë i kënaqur. Sidomos me 3 pikët.

Kundërsulmet në pjesën e dytë…

Partizani ka qenë shumë më mirë moralisht. Nga ne u desh patjetër sot që të mos humbnim. Në pjesën e parë interpretuam shumë mirë. Partizani nuk kishte asnjë moment të rrezikshëm. Në pjesën e dytë na mungoi pasi i fundit. Gabimet elementare bënë që mos shënonim. Partizani nuk krijoi rrezikshmëri, me përjashtim të shtyllës. Tërheqja ishte natyrale.

Patët frik për ndonjë barazim?

Nuk ka garanci rezultati 1-0. Je gjithmonë në tension. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen. Kemi dalë në shumë kundërsulme, por finalizimi nuk ka qenë aty ku duhet. Shyqyr që përfunduam me fitoren e 3 pikëve.

A ka stol të plotë Kukësi?

Partizani është skuadër e konsoliduar ka stol. Asani ishte në tribunë. Kjo tregon skuadrën e Partizanit. Ne nuk kemi organikën e duhur. Na është dëmtuar Musolli. Të shikojmë si do jetë gjendja e tij. Nesër shpresoj të na bashkohet Abazaj. Gjatë javë do shikojmë ndonjë lojtar tjetër që të kompletohemi për vazhdimësinë e kampionatit.

Çfarë ndryshuat ju nga ndeshja e Superkupës?

Në qoftë se do t’i referohemi ndeshjes së Superkupës, ishte më e mirë se sot. Me përjashtim të 5 minutave të para, Partizani nuk ka pasur asnjë rast. Golat nuk erdhën si rrjedhim logjik i lojës. Në shtesë kisha frikë. Dominoi Partizani në shtesë, por nuk ishte realiteti i 90 minutave.

Ethemi është superlojtar, është superdjalë. Këto 2 ndeshje luan në pozicion të ri. Edhe në Superkupë edhe sot, ka qenë problemi kryesor për Partizanin. Është futbollist që luan në shumë pozicioni. E kam ndjekur me simpati edhe kur skam qenë trajner i Kukësit.  Me këtë pozicionin e ri, ka qenë super.

Në disa momente ekipi të zgjatet shumë dhe të harxhojnë energji. Kur do mendosh që është skuadra jote dhe nuk do vuash…

Duke patur parasysh kohën shumë të shkurtër, nuk doja të kisha 2 ndeshje ndaj Partizanit. Shpresoj të marrim pikët, se pastaj kemi periudhën e pushimit. Ardhja e Abazajt është një plot. Shumë lojtarë u futën me 2 ditë stërvitje. Nuk ka logjik të përballosh një Partizan që ne e përballuam shumë mirë.

Marrëdhënia me presidentin Gjici…

Kur je në marrëdhënie pune, ndryshojnë gjërat. Para se të vija kam pasur shumë konsiderat. Kur futesh në punë është situatë tjetër. Vetëm ditën e parë jemi takuar me presidentin Gjici. Nuk kam pasur kontakt. Ai është në Kukës, ka aktivitetin e tij. Sot e mora vesh që ishte në stadium. E kam parë në distancë që është ambicioz. Çdo njeri ka cilësitë e veta. Ai do vetëm të fitojë. Do mbijetojmë vetëm në qoftë se do fitojmë. Futbollistët e kanë të qartë. Jam i bindur që e kur të largohem do t’i ruaj marrëdhëniet e mira.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb