Nga KLODJANA HAXHIAJ*

DURRËS – Një 21-vjeçare italiane ka denoncuar në Policinë e Durrësit të dashurin për vjedhjen e 600 eurove. Ngjarja është shënuar ditën e djeshme, teksa vajza, banuese në Avelino të Italisë, kishte mbërritur në Shqipëri prej pak ditësh. Vajza ka denoncuar 34-vjeçarin me iniciale A. Gj nga Bulqiza, pasi sipas saj, ai i ka vjedhur një shumë prej 600 eurosh dhe është larguar.

Policia tashmë e ka shpallur në kërkim 34-vjeçarin, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së qytetit bregdetar për veprën penale të “Vjedhjes”.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb