DURRES– Një 56-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në zonën e plazhit pranë Shkëmbit të Kavajës. Gruaja nga Tirana kishte hyrë në det bashkë me vajzën e saj, e më pas kishte dalë nga uji në gjendje të rëndë.

Ndonëse iu dha ndihma e parë nga një mjek që ndodhej rastësisht aty, 56-vjeçarja me inicialet F.B, nuk mundi të mbijetojë.

Edhe pse ambulanca u njoftua për rastin, mjeti ka mbërritur në vendngjarje pas 40 minutash.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb