DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 3 doganierë dhe 2 policë, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”. Bëhet fjalë për doganierët Redi Demiri, Ilir Shtama dhe L. Demi.

Tre doganierët dhe dy efektivët akuzohen për implikim në trafikun e drogës që kryhej nga porti i Durrësit, drejt Barit të Italisë.

Prokuroria e Durrësit, akuzon këta persona pasi ata kanë krijuar mundësinë e trafikimit të 1650 kg hashash. Ngjarja në fjalë u zbulua më 17 nëntor të këtij viti nga autoritetet italiane në portin e Barit në një kamion që ishte nisur nga porti i Durrësit.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: