DURRES

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në një takim me qytetarët para protestës kombëtare të paralajmëruar nga opozita e bashkuar, shprehet se PD nuk do të pranojë zgjedhjet e 30 qershorit. Në fjalën e tij, Bylykbashi tha ndër të tjera se qyteti i Durrësit do të jetë në shesh për të përmbysur kryeministrin Rama nga pushteti.

“Të nderuar qytetarë të Durrësit. Të nderuar demokratë. I nderuar zoti kryetar i PD. Kjo është një atmosferë e jashtëzakonshme është prova që qyteti i Durrësit është gati të ktheht atje ku ishte. Vendi është në krizë. Kjo krizë është pasoj e Edi Ramës. Sot shqiptarët janë zhytur në varfëri. Të rinjtë ikin nga Shqipëria se kanë humbur shpresën se Shqipëria bëhet si gjithë Europa. Shohin sesi bandat e krimit bazhkëqeverisin me krimin duke i vjedhur të drejtat çdo ditë. Sot, Edi Rama qeveris i pakontrolluar. Shqiptarë po u vidhen pronat dhe po vijnë në krye të saj njerëz që do e mbrojnë nga zullumi. Zgjedhjet janë një farsë që ne nuk e pranojmë. Një farsë e përgatitur vetëm e vetëm me mbajt pushtetin me dhunë. Është detyrë e kësaj opozite me në krye zotin Lulzim Basha për të udhëhequr këtë frymë. Durrësi do të jetë në shesh për të përmbysur Edi Ramën nga pushteti që ka uzurpuar. “-u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb