Nga KLODIANA HAXHIAJ* DURRËS- Për 70 vjet banoi në të njëjtën lagje dhe po aty dha edhe frymën e fundit, në temperaturat e ulëta të këtij dimri. Të gjithë e njohin si Gjeno Kume, banorin e lagjes numër 1, i cili mbrëmjen e shkuar u dogj në një banesë dy katëshe të rrënuar pasi kishte ndezur një zjarr për tu ngrohur.

Fqinjët e tij tregojnë se më shumë se një vit më parë e kishin nxjerrë forcërisht policia me dhunë nga banesa ku kishte jetuar për më shumë se 50 vjet, për ti kthyer banesën ish-pronarit. Si baba i tre vajzave ai nuk kishte pranuar të shkonte të jetonte me familjet e vajzave, dhe për këtë kishte mbetur i vetëm.

Banorët tregojnë për News24 e BalkanWeb se në momentin që e kishin nxjerrë nga banesa kishte tentuar të vriste veten në shenjë proteste. Kishte djegur plaçkat e kishte mbetur rrugëve, sepse e quante  shumtë të vështirë ti bëhej barrë vajzave të martuara.

Një prej pronarëve të një banesë të shkatërruar, pa dyer e pa dritare e kishte lejuar të banonte në të. Aty jetonte i vetmuar sepse pensioni që merrte i dilte të merrte banesë me qira. Pavarësisht kushteve mizerabël, 70-vjeçari sipas fqinjëve dilte çdo ditë i kollarisur, i larë dhe i hekurosur.

Banesa e tij në lagjen numër 1 të Durrësit u përfshi nga flakët mesnatën e së enjtes

Shumë banorë në këtë lagje u përzunë me dhunë nga banesat ku jetonin me dekada dhe nuk u ofrua asnjë zgjidhje për ta. Rasti i 70-vjeçarit Kume është i ngjashëm me atë të Sofie Qëndros që pas një muaji që ishte nxjerrë nga shtëpia vdiq në sheshin përpara bashkisë së Durrësit, ku qëndroi me gjithë nipin në stol në temperaturat e ftohta të dimrit të vitit 2013.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: