Policia e Durrësit ka arritur të zbardhë ngjarjen e djegies së qëllimshme të dy automjeteve, duke vënë në pranga dy të rinj dhe shpallur në kërkim një tjetër person.
Ngjarja ka ndodhur më 23 shtator 2024 në lagjen nr. 13 të Durrësit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh nisën hetimet pas marrjes së informacioneve për djegien e një automjeti dhe dëmtimin e pjesshëm të një tjetri.
Në kuadër të hetimeve, u arrestuan shtetasit Albjon Golemi dhe Ertin Hoxha, të dy 18 vjeç dhe banues në Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi Eridjon Rubener, 32 vjeç.
Ndërkohë, një i mitur, shtetasi A. Gj., është proceduar penalisht në gjendje të lirë për përfshirjen e tij në këtë ngjarje.