DURRËS-Një 33-vjeçar ka rënë në pranga, pasi tentoi të vriste me thikë vëllain e tij. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 03:40, në lagjen Nr.8, në banesën e tyre në Durrë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas një konflikti çasti, për motive të dobëta, Arian Veteriku ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin E.V., 39 vjeç.

Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar dhe i dëmtuari në momentin e konfliktit kanë qenë në gjendje të dehur. Me të marrë njoftim menjëherë u ngrit grupi hetimor, i cili kreu veprimet para hetimore, këqyrur vendin e ngjarjes, sekuestruar provat materiale dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të rrethanave familjare”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: