DURRES

2000 mijë qen endacakë janë evidentuar në rrugët e qytetit të Durrësit duke përbërë kështu një shqetësim serioz për të gjithë komunitetin e banorëve.
Së fundi është shoqata zviceriane “ Jeta Kafshët dhe njerëzit “ që ka nisur fushatën e sterilizimit të qenve endacakë në pritje të sezonit veror.
Mjeku veteriner Eror Zylyftari deklaroi se në zona të ndryshme të qytetit janë mbledhur rreth 150 qen të braktisur endacakë që pas sterilizimit në një qëndër mjekësore për kafshë janë grumbulluar në një pikë në periferi të Durrësit. Sipas Zylyftarit në këtë mënyrë synohet të mos rritet numri i qenve endacakë në qytet pasi ata riprodhohen dy herë në vit dhe çdo qenushe sjell deri në 8 këlyshë çdo lindje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mjeku tha se nëpërmjet sterilizimit ulet agresiviteri i tyre ndaj qytetarëve. Ai ju bën thirrje edhe qytetarëve të bëhen pjesë e fushatës.  Për drejtorin e ndërrmarrjes së pastrimit të plazhit qentë endacakë që shëtisin të lirë prishin imazhin e qytetit tonë turistik. 500 qen endacakë janë sterilizuar nga nisja e këtij projekti me objektiv për rritjen e numrit të qenve të larguar nga rruga dhe grumbullin e tyre në një pikë të ngritur nga bashkia
Tufat e qenve endacakë në dimër janë bërë shkak për akaidente të shumta pasi kanë kafshuar shumë qytetarë ndërsa në verë ata shëtisin në breg të detit duke terrorizuar pushuesit që vijnë nga vende të ndryshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb