DURRES – Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili ka goditur dhe ka kanosur për vrasje një punonjës policie. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se 45-vjeçari Arben Pllumi, banues në Durrës, ka kundërshtuar duke penguar veprimet e ligjshme të policisë, i ka goditur për shkak të detyrës dhe ka kanosur për vrasje punonjësin e policisë.
“Nga specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Pllumi 45 vjeç, banues në Durrës, pasi shtetasi i mësipërm ka kundërshtuar duke penguar veprimet e ligjshme të policisë, i ka goditur, për shkak të detyrës dhe ka kanosur për vrasje punonjësin e policisë.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”,“Goditjet për shkak të detyrës”dhe “Kanosje për shkak të detyrës”, parashikuar në nenet 236,237 dhe238 të Kodit Penal.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: