Në një sallë të tejmbushur me familjarë është zhvilluar paraditen e së enjtes shorteu më i madh publik për shpërndarjen e 196 apartamenteve në lagjen e re në Spitallë per familjet e prekura nga termeti i 2019.

Jane 996 njësi banimi për familjet e dëmtuara nga tërmeti i më shumë se 4 viteve më parë qe pritet te shpërndahen ne vijim.

Duke sfiduar temperaturat e larta, qindra familje kanë qëndruar në pritje për t’u bërë pjesë e shorteut në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu “.

Nënkryetari i bashkisë së Durrësit, tha ndër të tjera se Rindërtimi po shkon drejt përfundimit, pa mundur të përcaktojë një afat konkret për finalizimin e proçesit,.

Ndërkohë, që nuk kanë munguar ankesat nga familjarë, që nisin nga përjashtimi nga ky proçes, deri te zvarritja, mosmarrja e bonusit të qirasë apo dhe mungesa e cilësisë së ndërtimeve të apartamenteve të rinj.

Numri i lartë i familjeve përfituese ka bërë që shorteu publik mos të mbyllet brenda ditës së sotme, por do të vazhdojë edhe në dy data të tjera të përcaktuara nga bashkia Durrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: